Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI duke thënë se nga 3 pozicionet më të larta që ka mbajtur, është ndjerë më mirë në atë të Presidentit. Për këtë arsye thotë se mezi pret të rikthehet pas 25 vitesh për mandatin e dytë.
“Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj. Dje sic kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit.
Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”, tha Meta./m.j
Qenka pa qejf.I pëlqeu rrëmuja presidenciale.Mos t’a pafshim bojën o faqezi