Ndonese ne panelet televizive shkruan se ehste analist i pavarur, Agim Nesho është shfaqur në podiumin e LSI-së ku ka folur për riciklimin e saj.
Ai tha se kjo parti do të mposhtë kryeministrin Edi Rama, duke treguar qarte se LSI me “gjakun e ri” qe po thith perfshire dhe vete Neshon, do ia arrije qellimit..
Agim Nesho: Shqipëria e lirë dhe demokratike, kjo kontratë sot është në rrezik nga një regjim po e çon në autokraci lindore. Balancat e pushtetit janë të prishura, rinia ndjehet e humbur në vendin e saj dhe po largohet nga vendi, fermerët po ndihen të lënë mënjanë nga qeverisja. Ata që duan të konsolidojnë Shqipërinë dhe atyre që shkarraviten me Ballkanin e Hapur. Në këtë mënyrë, lind përgjegjëmëria nga partia juaj siç ka qenë gjithmonë për interesin e shqiptarëve.
Presidenti Meta ka dalë në mbështetje të Kushtetutës dhe shtetit ligjor, për të mbrojtur drejtësinë e deri në mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare. Lëvizja e re që po lind sot është partia e të gjithë qytetarëve sot në të gjithë Shqipërinë, për ata që mendime e të cilëve iu anashkalohen ditët e sotme, për gazetarët që sot dërgohen për ridedkumin. Partia e re do të rikthejë llogaridhënien, ata që kanë vjedhur me PPP-të apo inceneratorë të vendosen para ligjit dhe paratë t’u kthehen popullit.
Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave, ku deri më tani ka qenë dobësimi i opozitës dhe forcimin e shtetit autokratik. Kjo po e kthen Shqipërinë në një demokraci të deleguar nga interesat e autokratit. Shqipërisë e kuptojnë rrezikun që i vjen nga kapja e shtetit, trafikut të drogës apo oligarkisë. Sot demokracia në udhëkryq, të bashkohemi të gjithë për të fituar betejën./m.j