Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë.
Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.
“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon:
Konventa ka të drejtën e ndryshimit të emrit dhe vulës së parisë.
Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha Caka.
Ende nuk dihet se cili do të jetë ‘pagëzimi’ i ri i partisë por Meta paraditen e sotme dha një sinjal se mund të quhet ‘Partia e Referendumit’.
Ai tha se nuk është rikthyer për të rimarrë drejtimin e LSI por se “‘Partia e Referendumit’ na pret”./m.j