Presidenti i ri, Bajram Begaj i është bashkuar rrjeteve sociale tashmë edhe në Instagram.
Deri më tani presidenti i ri numëron 200 ndjekës në Instagram, ndërsa profili i tij është hapur para 20 orëve.
Në postimin e tij të fundit Begaj ka publikuar një foto, krahas së cilës pyet qytetarët se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë.
Begaj u betua diten e djeshme me 24 korrik, në Kuvendin e Shqipërisë si president i ri i vendit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve në seancë, Begaj tha se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ndërkohë që u bëri thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë ë për të çuar përpara Shqipërinë Europiane./m.j