LockBit, një grup hakerash rusë, kanë deklaruar në një mesazh në ‘dark web’ se kanë vjedhur 78 giga bajt, të dhëna nga Drejtoria Italiane e Tatimeve përmes një programi ‘malware’ dhe ka vendosur një ultimatum prej pesë ditësh për pagesën e shpërblimit për kthimin e dokumenteve, skanimeve, raporteve financiare dhe kontratave. Ata kanë kërcënuar se së shpejti do të publikohen pamjet materialet e vjedhur, dhe nëse s’ka përgjigje kërcënimi është publikimi i të dhënave të disponueshme. Policia postare e Italisë po heton për zhvatje dhe së shpejti do të dërgojë një kallëzim në Prokurorinë e Romës. Kontrolle të rrepta për të parë nëse ndonjë e dhënë është marrë në të vërtetë.
Pierguido Iezzi, CEO i polit të sigurisë kibernetike Swascan të Grupit Tinexta, njoftoi sulmin kibernetik që goditi Drejtorinë Italiane të Tatimeve nga banda ruse e ransomware LockBit, siç tregohet nga disa pamje të raportuara.
“Kjo konfirmon arritjen e trishtueshme të LockBit, që në tremujorin e fundit deri tani u bë ‘kibergangu’ (banditi online) më aktiv në botë në aktivitetet e ransomware, me mbi 200 sulme të kryera midis prillit dhe qershorit.
Ransomware vazhdon të jetë arma kryesore e Hakerave Kriminalë dhe rrjedhimisht rreziku kryesor për kompanitë publike dhe private. Vetë Swascan, duke analizuar numrin e sulmeve të ndodhura nëpërmjet këtij programi në tremujorin e dytë të këtij viti, zbuloi se krahasuar me tremujorin paraardhës ishte regjistruar një rritje prej 30%, edhe më e madhe, + 37%, në vend të kësaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”.
“Dhe nuk është për t’u habitur – shton CEO i Swascan – që Administrata Publike po i paguan kostot gjithnjë e më shumë. Ndër viktimat, në nivel global, administrata publike është ndër më të shenjëstruarat me 6% të të gjitha sulmeve, pas vetëm sektorëve të tillë si sektori i prodhimit apo shërbimet”.
“Por mund të ketë gjithashtu një komponent tjetër rreziku të lidhur me veprimet e krimit kibernetik si ai i Lockbit 3.0. Muajt e fundit në fakt kanë forcuar edhe më shumë lidhjet midis grupeve të dedikuara ndaj krimit kibernetik dhe aktorëve shtetërorë.
Një sulm i tillë jo vetëm potencialisht ka një vlerë ekonomike që rrjedh nga kërkesa për shpërblim: të dhënat e përpunuara nga agjencitë qeveritare mund të jenë gjithashtu një instrument i luftës hibride. Zbulimi i informacionit të ndjeshëm, normalisht prerogativë vetëm e shtetit, mund të jetë një levë e fuqishme për të krijuar mospajtimet dhe tensionet sociale në një komb “kundërshtar”, ka thënë Pierguido Iezzi./ Përktheu nga La Republica Shqiptarja.com