Me ardhjen e Bajram Begajt në zyrën e presidencës, është ndryshuar dhe shefi i kabinetit, post të cilin deri dje e mbante Edmond Panariti.
Ky i fundit i ka dorëzuar sot detyrën, drejtuesit të ri Eduard Seitajt.
“Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta”, shkruan Panariti në Fb krahas kësaj fotoje.
Mësohet se Eduard Seitaj ka punuar më herët në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.
Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, te dy perfaqesues te LSI./m.j