Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e parë si president në Kuvendin e Shqipërisë pas betimit përballë deputetëve.
Ai tha se maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktit duke theksuar se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.
“E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të dashur qytetarë! Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si president i republikës. Jam i vetëdijshëm se mbi privilegjin e Presidentit të Republikës, rëndon përgjegjësia e unitetit kombëtar.
Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes. Unë e njoh dhe mbështes opozitës shqiptare. Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në anën e duhur.
Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë dhe opozitën shqiptare. Do dëshiroja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit,. Periudha që po jetojm është një nga më të vështirat që pas luftës së dytë botërore. Presioni rus e ka futur vendin në një tjetër krizë.
Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në krahun e duhur përkrah aleatëve. Duhet të respektojmë vendimet, të mos i shmangemi detyrave dhe të mos përfitojmë nga momentet e vështira. Vetëm kështu respektojmë shpresën e qytetarëve tanë”, deklaroi Begaj.
Të duam z.Begaj si President të Shqipërisë .E meriton ⭐. Faleminderit shuuume për atë që Ju jeni dhe përfaqësoni.♥️