Krfyeministri Edi Rama ka reaguar serish me sulmin e hacerave ndaj portaleve qeveritare, duke deklasruar se agresioni eshte zbrapsur.
Media publikuan sot lajmin se hakerat e huaj kanë në dorë dokumente të institucioneve shtetërore shqiptare. Kjo provohej nga një video të cilën vetë grupi i dyshuar e kishte postuar në rrjetet socaile.
Por kryeministri Rama thotë se kjo është e pavërtetë. Rama shprehet në një postim në Twitter se asnjë dokument shtetëror nuk është fshirë, ndërsa sulmi është zmbrapsur falë punës së një ekipi shqiptaro-amerikanësh.
“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit”, shkruan Rama në Twitter.
Kreu i qeverisë thotë se një grup ekspertësh do të bëjnë të gjithë raportimin e situatës, sapo çdo shërbim të kthehet si më parë.
“E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”, përfundon Rama./m.j
Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
— Edi Rama (@ediramaal) July 24, 2022