Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, po pretendon se “një nga shërbimet më të mëdha të inteligjencës në botë, që nuk është më e madhja” e ka informuar se qëndrimet e tij politike janë të papranueshme dhe që nëse nuk ndryshon dhe braktis politikën lojale ndaj Vuçiçit atëherë ai nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë.
Këto deklarata Vulin i ka bërë në TV Pink, duke thënë se ky shërbim inteligjence e ka paralajmëruar se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar duke organizuar një fushatë mediatike kundër, nëse nuk i ndryshon qëndrimet politike.
“Vuçiç është informuar rreth kësaj nga shërbimet tona të inteligjencës që kjo është përgatitur dhe unë pres një sulm masiv javën e ardhshme”, ka thënë Vulin.
“Unë punoj vetëm për popullin serb dhe shtetin serb”. Unë i jam besnik presidentit të të gjithë serbëve – Vuçiq”, ka thënë Vulin. SOT