Efektivët e policisë të arrestuar për favorizime në tendera në Malësinë e Madhe janë liruar. Ish-shefi i rendit Saimir Rustemi dhe 13 efektivë të tjerë të policisë janë liruar nga qelia ndërsa vendimi jashtë Gjykatës së Shkodrës është pritur jashtë me duartrokitje.
Kujtojmë se jashtë gjykatës qytetarë të ndryshëm me postera në duar protestuan sot në mbrojtje të Rustemit.
“Nderoni veten! Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”, ishin disa nga mesazhet që ata mbanin në posterat e tyre.
14 persona u arrestuan në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë. Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.