20 komplete me çadra dhe shezlongë janë sekuestruar pasi ishin të vendosura pa leje dhe në një hapësirë publike ku si rezultat një 53 vjeçar me iniciale Ll.M është vënë nën hetim.
Ishte pikërisht operacioni i zhvilluar sot “Bregdeti i lirë” që zbuloi dhe më pas liroi hapësirën në vijën bregdetare, në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13 ku në mënyrë të paligjshme 53 vjeçari kishte vendosur 20 kompletet me çadra dhe shezlongë.
/e.d