Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish cmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto cmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.
“Do të nisë puna për inertet në bregun e Jonit. Do hapet një landfill që do të ndihmojë bashkitë e përfshira në zhvillimin intensive për ndërtimin e hoteleve të strukturave të mikpritjes që e kanë vënë në një sfidë goxha të madhe të gjithë qeverisjen vendore të zonës për shkak të volumeve të mëdha që kirjohen. E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për cmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë cmimet, por kanë në dorë të jenë proactive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.
Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së cmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.
g.kosovari