E përjavshmja “Di Più” jep informacione të reja për ndarjen e Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Sipas disa dëshmive të mbledhura në botën e televizionit, “për vite me radhë Ilary kishte jetuar mjaft e lirë.
Edhe kur erdhi të punonte në Milano sillej në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër, edhe Francesco e jetonte jetën e tij private me shumë liri”. Prandaj, disa burime flasin për “një çift të hapur”.
Kjo nënkupton se Totti dhe Ilary ndjeheshin të lirë të takonin njerëz të tjerë me kusht, megjithatë, që ta bënin gjithçka në mënyrë konfidenciale, duke shmangur zbulimin dhe duke vënë kështu tjetrin në një situatë të pakëndshme. Dhe, mbi të gjitha, duke turpëruar fëmijët, të cilët kanë qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të dy”.
Një version i fakteve shumë i ngjashëm me atë të dhënë nga “Chi”, revistë e cila rrënoi një pakt midis Ilary dhe Tottit, që do të ishte thyer nga Francesco, pas takimit të tij me Noemi Bocchi:
“Totti e mohoi deri në mërzi, me gruan dhe miqtë e tij që e besuan. Lidhjen e tij me Noemi e lexuan në revistën e drejtuar nga Alfonso Signorini. Deri në atë moment, Ilary i kishte mohuar thashethemet për një tradhti të mundshme të bashkëshortit të saj.
Ajo ishte e sigurt se nuk kishte ndodhur diçka e tillë, prandaj u zemërua shumë kur dëgjoi për fotot. Pakti ishte që askush të mos habitej me ‘flakë’ të reja apo të vjetra”.
g.kosovari