Familja e Marigona Osmanit, vajza e cila u përdhunua dhe torturua për vdekje nga bashkëshorti i saj, kanë marrë kërcënime nga një profil në rrjetet sociale me emrin e ish dhëndrit të tyre, Dardan Krivaça.
Në mesazhet e publikuara të ardhura në Isntagrami-n e nënës së Marigona Osmanit, shkruhet: “Edhe me juve kam punë ndryshe. As mos gaboni të vini në gjykatë se vajzën….”
Klan Kosova raporton se gjithashtu kërcënime ka marrë edhe e motra e viktimës.
Dardan Krivaça dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili akuzohet se bashkëpunoi në vrasjen e 18-vjeçares, dolën në gjykatë më 14 korrik.
Krivaça mbante veshur jelek antiplumb dhe kishte pranga në duar, ndërsa shoqërohej nga forca të shumta policie.
Gjatë seancës,ai ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e 18-vjeçares në gusht të vitit 2021.
Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Valdet Avdiu, në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Dardan Kirvaçka ka nisur të qajë në momentin kur është pyetur se a e ka kuptuar aktakuzën.
“Kurrgjë nuk po di, por nuk kam nevojë për sqarime”, tha ai.
Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani
Krimi makabër gushtin e vitit të kaluar, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani u torturua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaça.
Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga Nacionale.com viktima është abuzuar seksualisht nga autori i dyshuar i krimit të rëndë, si edhe është rrahur në mënyrë mizore nga Dardan Krivaça dhe miku i tij Arbër Sejdiu.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka siguruar prova filmike që tregojnë torturën ndaj Marigona Osmanit që u dhunua për vdekje nga dy të dyshuarit, të cilët braktisën trupin e saj të pajetë në urgjencën e spitalit.