Kryeministri Edi Rama e ka “thumbuar” sërish paraardhësin e tij, Sali Berisha për shpalljen non grata, së fundmi edhe nga Britania e Madhe.
Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, u nënshkrua marrëveshje për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellësave në bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan, Lushnje.
“Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë në kohën e non gratës kur ishte komunist. Sot kemi 24 orë ujë në zonat që janë pranë zonave urbane.
Kjo është një nga ato gjëra për të cilat historia do të jetë falënderuese për PS. Kjo është ajo për të cilin shqiptarët do të shohin hajër pas 30 vitesh, në rast se do të ketë sukses do të vazhdojë më tutje”, deklaroi Rama./m.j
Po Vlora o Edi kur do i vijë uji?