Edhe pse eksponentët të lartë të qeverisë dhe ekspertë të saj, kanë deklaruar se pas sulmit kibernetik, portali e-Albania dhe faqet zyrtare të institucioneve në Shqipëri i janë rikthyer normalitet, e vërteta është krejt ndryshe. Shumë faqe si Fletorja Zyrtare janë ende jashtë funksionit, ndërkohë ekspertët vendas bëjnë me dije se ky kolaps ka ardhur si rezultat i mos menaxhimit të sistemit dhe mbingarkesë, pas vendimit për të digjitalizuar gjithë shërbimet për qytetarët. Prej vitit 2012 deri sot që flasim janë mbi 200 milonë euro që janë shpenzuar nga taksat e qytetarëve e shqiptarë për të mirëmbajtur sistemin dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, situata që po kalojmë lë për të dëshiruar dhe hedh dyshime se këto para janë
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet
Ndërkohë pas sulmit kibernetik ndaj portalit e-Albania, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Prokuroria njofton se ka nisur hetimin për disa vepra penale si përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrja në të dhënat kompjuterike, ndërhyrja në sistemet kompjuterike dhe keqpërdorimi i pajisjeve. bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
Rama: Sulmi kibernetik, agresion i organizuar
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi se sulmi kibernetik mbi Shqipërinë është zmbrapsur përfundimisht dhe shërbimet për publikun të platformës e-Albania janë rikthyer masivisht. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se ky është një agresion i organizuar nga një ose disa shtete dhe se nuk ka ende prova për të përcaktuar shtetet e dyshuara.“Tani mbeten një numër i vogël i tyre për t’u rikthyer në mënyrë që të plotësohet i gjithë kuadri i ndërveprimit dhe punës së zakonshme të përditshme të nëpunësve që qëndrojnë pas ekraneve për t’u shërbyer qytetarëve pa radha, pa kosto dhe pa asnjë bakshish. Skuadra e AKSHI-t ka punuar natë e ditë ditë dhe natë dhe ditë, do të kemi një konferencë të posaçme për shtyp edhe me partnerët kur gjithçka të jetë e përfunduar dhe skuadra speciale e angazhuar e SHBA nuk do të ketë nevojë të qëndrojë në tryezë me ekspertët tanë. Dua të nënvizoj se së pari, sulmi nuk është sulm i organizuar nga hakerave të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpeshherë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve më të mëdha dhe të fuqishme, deri duke bllokuar edhe sisteme të mëdha dhe kritike në SHBA, për të vendosur gjoba shumë të majme për ente të caktuara. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet nuk kemi ende të gjithë provat për të përcaktuar një prej dy shteteve fortësisht të dyshuara shpresoj se do ta bëjmë në vijim, kjo është pjesa më delikate e investigimit. E dyta, është shumë e rëndësishme të thuhet se roli i disa burimeve të informacionit, me në krye Top Channel, ka qenë një rol destruktiv dhe rol i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit dhe fjalës së lirë. Nuk e kuptojmë arsyen pse Top Channel është angazhuar edhe me gjithë thirrjen time, personalisht, publike, edhe në shprehjen e shqetësimeve të drejtpërdrejta për Top Channel në një fushatë dezinformimi masiv, që në kushtet kur bëhet fjalë për të dhëna, në kushtet kur bëhet fjalë për shumëçka që lidhet me bazën e shtetit, me inventarin e dokumenteve, krijon panik”, theksoi Rama.