Presidenti Ilir Meta është zotuar se nga 25 Korriku pas largimit nga presidenca do të bëjë më shumë për Kosovën dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ai u shpreh se do të kishte bërë më shumë përpjekje nëse nuk do kishte pasur aq shumë probleme në vendin që drejtonte në këto 5 vite.
“E vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve.
Nga dita e hënë do të bëj shumë herë më tepër edhe për Kosovën. Ajo që dua sot të falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me ju dhe institucionet e Kosovës dhe që do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jam i bindur që edhe presidenti i zgjedhur do të vazhdojë këtë traditë shumë pozitive.
Është e rëndësishme ta theksojmë këtë vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë sepse ajo e çimentoi pavarësinë e Kosovës dhe rrugën e lirisë, duke ardhur dje për në Prishtinë po mendoja ato katër javët e para të situatës në Kukës pas ndërhyrjes së NATO-s dhe kujtoj ato pamje”, u shpreh Meta.
g.kosovari