Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi i cili tha se po verifikohet një resort në këtë zonë ku strehohet demokrati.
Në një reagim në Twitter, Bardhi shkruan se deklarata e Kokoneshit, është e njëjtë me atë të Agim Kajmakut dhe Valdrin Pjetrit.
Sipas Bardhit, ligji i dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD-së është i vendosur për të pastruar politikën nga rekordet kriminale.
Postimi i Gazment Bardhit:
Lexova një reagim të një trafikanti qëniesh njerëzore të denoncuar nga vetë PS dhe mu kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në akuzat ndaj meje.
Ishte e njëjta gjuhë dhe të njëjtat argumente. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale.
Trafikantët dhe të korruptuarit duhet të jenë në burg dhe jo në krye të institucioneve./m.j