Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Pejë, ku një veturë ka goditur një këmbësore.
Mediat kosovare mësojnë se këmbësorja është prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.
Ai bëri të ditur se prokurorja është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor./m.j