Policia e Vlorës ka proceduar penalisht 6 zyrtarë të bashkisë së Vlorës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë lejuar ndërtime tek “Uji i Ftohtë”.
Materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
– J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë;
– K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;
– R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;
– F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;
– I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;
– M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
/e.d