Kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot në Kuvend që të futet edhe projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë.
‘Projekt rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb. E gjeta dhe gjuhën me Shehajn, do duhej të ishte futur në seancë që në 27 qershor, me alibi të tilla nuk mund të shtysh. Kosova thotë nuk do të na ndajë, po bëheni ju shkak për të krijuar nja ndarje artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetuese të rregullores, që një projekt rezolutë ta kalosh në konferencë dhe ta sjellësh në seancë ku gjithsecili të shprehet mbi gjenocidin serb në Kosovë. Këtu do ta keni në çdo seancë. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim këtu tani. Është detyrim politik, moral dhe institucional për të votuar dhe diskutuar ato projekt rezoluta. Ju po bëheni shkak që të krijoni një hendek artificial.’- tha Alibeaj.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Referojuni vetëm procedurës Alibeaj.
Alibeaj: Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash.
Nikolla.: Shiko punën tënde se punën time e bëj mirë.
Alibeaj: Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë. Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit. Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë rregullave, dakord. Ama unë kam të drejtë të paraqes amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë, që ne mbështetëm të parashikohet edhe një gjë e thjeshtë,që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë.
/e.d