Policia kufitare e Vlorës ka shpëtuar nga mbytja një skaf me pesë persona në bord në zonën pas Karaburunit.
Skafi ka lëshuar sinjalin SOS pasi një defekt në motor ka sjellë dhe rrezik mbytje te skafit me pesë persona në bord midis tyre dhe një fëmijë, të gjithë nga Kosova.
Në vendin e quajtur Skalom te Beget mbas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg bregut policia kufitare ka gjetur skafin. Ata kanë bërë të mundur tërheqjen drejt Tri Portit dhe pesë personat në bord janë mirë.
Mjeti i familjes nga Kosova mbeti pa karburant 1 milje nga bregu.
g.kosovari