Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula e ka bërë të qartë qëndrimin e tij se Enkelejd Alibeaj duhet të vazhdojë me postin si kryetar grupi, ndërkohë që “Rithemelimi” ka deklaruar se në shtator do të zgjidhet i riu.
Në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Sula theksoi po ashtu se PD duhet të hapet dhe nëse nuk ndodh kjo, nuk vjen kurrë në pushtet.
“Unë jam i vendosur në këtë qasje. Zoti Alibeaj si kryetar grupi parlamentar duhet të vazhdojë. Kam thëë që ne duhet të vazhdojmë për bashkëpunim. Ai grup duhet të prodhojë një lider të re apo të ri. Po nuk u hap PD, nuk vjen në pushtet. Mbajeni mend këtë që po ju them”, deklaroi deputeti.
Deputeti ka kërkuar gjithashtu që të mos neglizhohet çështja e “vulës” së PD që është në gjykatën e Apelit. Sula tha se gjykata duhet të japë një vendim dhe nuk ka arsye pse vonohet.
“Mos e neglizhoni atë vendim gjykate. Kush ka interes që ia vendim të zvarritet? Është një vendim që kërkon vetëm gjysmë ore pune për tu gjykuar. Po ju garantoj që do bëj thirrje dhe gjithë kolegët e mi ti kërkoj që të jemi pranë gjykatës së Apelit në protestë, jo për thelbin por thjeshtë të merret një vendimi dhe të mos jenë të çekuilibruar demokratët”, tha ai, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme PD duhet të jetë e unifikuar me një kandidat dhe jo si në 6 mars.
Lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama që të mos merrte përfaqësues të opozitës në Bruksel, deputeti demokrat shprehet: “Ai është kryeministri im dhe i shqiptarëve. Nuk është kryetar i PS aty. Ai ka sindroma dhe nuk zhduken dot. Vazhdon sindromat e politikanëve shqiptarë. mund t thuash gjithçka Berishës, por ka pasur gjithmonë opozitën në krah. Reformat nuk i bën kurrë e vetme qeveria. Shyqyr që është kjo opozitë aq sa jemi që ka denoncuar. Ka krenari zoti Rama që ka deputetë dhe kryetarë bashkie në burg? A ka krenari që porti i Durrësit është kthyer në dorë të trafikut të kokainës. Ai mund ta fitojë kapitalin politik të vetëm, por terreni poshtë ka një urrejtje pas 25 prillit për Ramën”.
g.kosovari