Kaluan katër ditë dhe e-Albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur.
Në të thuhet: Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PS e prekur.
Mesazhi mbyllet edhe me një koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.
Në këtë mënyrë hakerët kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohës ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.
Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në Bitcoin.
Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për tu zbërthyer. Ndërkohë, mësohet se dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh sepse virusi i përdorur fshin dokumentet në çdo institucion dhe numri i kompjuterë të prekur është shumë i madh.
Ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa ditë apo sa muaj mungojnë në skedarët e back up të e-Albania. Mesazhi i shfaqur në kompjuterët e akshit nuk mund të thuhet se tregon qëllimin e vërtetë të sulmuesve. Kjo për faktin se virusi i përdorur përveçse bllokon të dhënat, edhe i fshin ato. Por edhe krijon një rrugë komunikimi mes kompjuterëve dhe i jep mundësi hakerave që të kopjojnë çdo të dhënë por edhe ti fshijnë ato.
Hakerat ndërkohë janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe përdorin numra shqiptarë. Identiteti i hakerave nuk është aspak një alibi për faktin që e-Albania kishte një sistem mbrojtës aq të dobët sa u shemb kaq lehtë.
arritjet e bleteve punetore te Rames, nga nje pacavure tek tjetra