Mijëra rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe janë sekuestruar nga Policia e Fierit gjatë një aksioni anti-drogë.
Korrenspondentja e Klan News, Anila Sefa, raporton se bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fund të fshatit Mujalli të Fierit pranë shtratit të lumit Seman.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Ende nuk dihet emri i pronarit të parcelës apo numri i saktë i bimëve narkotike të mbjella, sikurse nuk dihet as nëse ka person të ndaluar deri në kto momente.
Por ajo që vihet re është fakti se bimët e kanabisit janë kultivuar mes misrit. Dyshohet se bëhet fjalë për rrënjë të shumta kanabisi.
Operacioni policor vazhdon.
/a.r