Bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Zallbastar në Tiranë në vendin e quajtur “Kodër Lucë”.
Aksioni i zhvilluar nga efektivët e Komisariatit Nr.4 të vuri në pranga 48-vjeçarin me iniciale A.H. banues në Kamzë. Ndërsa në gjendje të lirë u procedua vëllai i tij T.H. 42 vjeç.
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në këtë zonë ishte kultivuar kanabis.
Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
/a.r