Guardia di Finanza dhe policia shqiptare u vënë ditën e djeshme (20 korrik) në ndjekje të një gomonie që vinte nga Greqia.
Për ndjekjen e saj u njoftuan edhe avionët Frontex, ndërsa Guardia di Finanza kreu një operacion në brigjet e Vlorës prej 1 ore në ndjekje të kësaj gomonie.
Ndërkohë, sipas burimeve gomonia është larguar drejt Malit te Zi ku sipas informacioneve nuk ka arritur dhe mendohet se është djegur.
Gomonia e pikasur ditën e djeshme nga forcat ajrore vinte nga Greqia dhe ishte rreth 7 milje larg Sazanit.
Sipas informacioneve gomonia kishte pikë arritje Sazanin gjë e cila ngre edhe dyshimet se mund të ishte shqiptare.
Dyshimet janë se mjeti po transportonte lëndë narkotike.
/a.r