20 punonjësit e sigurisë portuale dhe kompanisë “Bana King”, që u arrestuan për kontenierin ku mungonin rreth 50 arka me banane dolën këtë të martë para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.
Seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se të gjithë personat e ndaluar kanë mohuar që të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Ndaj tyre rëndon akuza “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kreyer në bashkepunim. Por hetuesit nuk kane ende prova konkrete nëse në kontenierin e ardhur nga Amerika Latine kishte lëndë narkotike.
Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Durrësit në datë 8 korrik. Por prej 10 ditësh askush nga kompania nuk ishte paraqitur për të marrë porosinë deri në ditën ku kontenieri u konstatua i hapur.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, agjentët e antidrogës mësohet se nuk kanë arritur të kapin asnjë pamje pasi kontenieri ka qenë jashtë zonës së mbulimit.
Ngarkesa ishte nisur nga Kolumbia, më pas ishte ndalur në Spanjë, Itali e në fund në Durrës. Ishin punonjësit e komapnisë ata që konstatuan mungesën e arkave me banane.
Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshon se kontejneri është manipuluar në port, por nuk përjashtohet mundësia që hapja të jetë bëre gjatë transportit apo qëndrimit në portet e tjera.
Porti i Durrësit është një ndër pikat kryesore të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë viteve të fundit në ngarkesat me banane të porositura nga komani shqiptare jane zbuluar sasi te medha kokaine.
/a.r