Bashkimin Europian çel sot negociatat me Shqipërinë, 16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Ndërkohë në Bruksel ka nisur edhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Kryeministri Rama në një shënim në rrjetet sociale shkruan se është krenari për vendin që sot Shqipëria të ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.
Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga Kryeministri i Çekisë, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.
/a.r