Mrekulli mund të quhet ajo që ka ndodhur me një grua në SHBA, por ajo që do të pasonte më pas do të zbulonte një të vërtetë drithëruese.
Wanda Palmer u zgjua nga koma pas dy vitesh si pasojë e një sulmi me hanxhar. Por sapo u zgjua ajo akuzoi vëllain si autor të ngjarjes. Palmer rifitoi ndërgjegjen javën e kaluar dhe menjëherë identifikoi vëllain, David Palmer, si personin që tentoi ta vriste.
Sulmi ndaj gruas ndodhi në Qershor të vitit 202, por autoritetet dështuan që të gjenin personin që fshihej pas kësaj ngjarje. Sherifi i zonës, Mellenger, tha për mediat se kur arritën në skenën e krimit menduan se gruaja kishte vdekur.
Asnjë person nuk kishte qenë prezent në momentin e krimit, nuk kishte asnjë kamera sigurie dhe asnjë regjistrim telefonik. Kështu që për autoritetet nuk kishte asnjë provë që të vazhdonin me procedimin e ndonjë personi. Por kur gruaja u zgjua nga koma, identifikoi vëllain si autor të sulmit.
Më pas autoritetet arrestuan David Palmer dhe e akuzojnë për tentativë vrasjeje si dhe plagosje të rëndë.
55-vjeçari fillimisht u duk i habitur me arrestimin, por nuk bëri rezistencë. Motra e tij u gjet pa ndjenja në një divan. Sipas mediave, Palmer ka një histori të mëparshme dhune.
/a.r