Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për ndërtimin e rrugëve me një çmim shumë herë më të lartë se në Europë.
Gjatë një takimi me fermerët e Belshit, Berisha tha se në Europë, rruga në fushë ndërtohet me 2.3 mln euro km, ndërsa në Shqipëri ndërtohet me 21 mln euro.
Nderkohe qe si pa dashje Berisha ka “harruar” sa ka kushtuar rruga e Kombit, mbi 22 milione euro per kilometer dhe 66 km kane kaluar tashme koston e 1.5 miliarde eurove, si dhe 230 milione eurot e perfituara e zhdukura nga basha dhe ai, per te cilat kane mbyllur nje hetim me procedure!
Berisha: Deklarojnë se po investojnë në vaditje. Kemi lënë një projekt 140 mln euro të Bankës Botërore për kanalet e Myzeqesë, nuk i kanë përfunduar. Pse ndërtuam hidrocentralin e Banjës, sepse kjo duhet të jetë vepër kryesore vaditëse për të gjithë ultësirën. Kanë bërë ndonjë kanal? Nuk ekziston për ta problemi i bujqësisë. Për këta ekziston vetëm rruga. Nëse në Europë ndërtohet rruga me 2.3 mln euro për kilometër në fushë, këta e ndërtojnë me 21 mln euro./m.j