U është dhënë lamtumira e fundit tre viktimave që u vranë ditën e djeshme në Fushë Krujë teksa udhëtonin me makinën e tyre.
Së fundmi është publikuar edhe një foto sëbashku teksa pinë të buzëqeshur e Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Breshëria e automatikut prej të paktën 60 plumbash që u zbraz mbi të rinjtë nuk u la mundësi shpëtimi, ndërsa pas të shtënave automjeti i të rinjve u përfshi nga flakët. Policia dyshon se në atentat morën pjesë 4 persona.
Një viktimave, Diklen Vata, 30 vjeç mundi të dalë nga automjeti me shenja jetë dhe i plagosur pasi ishte pasagjer, por autorët e kanë qëlluar sërish për ta ekzekutuar. Ndërsa Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha mbetën të vrarë në automjet dhe më pas e dogjën.
Pak momente pas atentatit u gjet i shkrumbuar një automjet në fshatin Larushk disa kilometra nga Fushë Kruja ku në brendësi u gjetën edhe 3 kallashnikovë. Automjeti tip Passat i autorëve u shkrumbua plotësisht duke mos u lënë mundësi hetuesve për të gjetur prova të shumta.
/e.d