Një automjet në lëvizje rreth orës 14:30 të së dielës ka qëlluar drejt automjetit tip Wolksvagen ku udhëtonin Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Breshëria e automatikut prej të paktën 60 plumbash që u zbraz mbi të rinjtë nuk u la mundësi shpëtimi, ndërsa pas të shtënave automjeti i të rinjve u përfshi nga flakët. Policia dyshon se në atentat morën pjesë 4 persona. Një prej tyre, Diklen Vata, 30 vjeç mundi të dalë nga automjeti me shenja jetë dhe i plagosur pasi ishte pasagjer, por autorët e kanë qëlluar sërish për ta ekzekutuar. Ndërsa Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha mbetën të vrarë në automjet dhe më pas e dogjën. Pak momente pas atentatit u gjet i shkrumbuar një automjet në fshatin Larushk disa kilometra nga Fushë Kruja ku në brendësi u gjetën edhe 3 kallashnikovë. Automjeti tip Passat i autorëve u shkrumbua plotësisht duke mos u lënë mundësi hetuesve për të gjetur prova të shumta.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e ABC Live, u shpreh se autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimave. Po ashtu vendi dhe mënyra se si kanë kryer krimin ka bërë që viktimat të mos kenë asnjë mundësi të reagojnë. Edhe në momentin ku një prej viktimave ka dalë jashtë, autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish derisa ka vdekur.
“Nuk ke kohë për shkëmbim zjarri. Në atë pozicion, ka kamare poshtë urës, por ata kanë qëlluar mbi urë. Aty mund të dilte nga rruga por aty nuk ka pasur ku të shkosh. Ata po shkonin nga Fushë Kruja për në Laç. Autorët vijnë përballë. Autorët kanë pasur dijeni për viktimat. Dje i gjetën teksa nuk ishin vigjilent. Automjeti ka ardhur nga Fushë Kuqja. Ka ndaluar në Rinas ka pirë një kafe. Nga aeroporti po ktheheshin.” tha Hoxha.
“E kanë ditur intinerarin dhe kanë gjetur vendin më të përshtatshëm. Mbi urë nuk shmangesh askush nuk ecën shpejt. Dhe objektivi nuk ka ku të shkojë. Rrezja e veprimit është shumë e ngushtë. Ata kanë qenë të sigurt se viktimat mund të jenë të armatosur. Janë minimumi 60 plumba kallashnikovi. Është përdorur edhe një MP5. Me breshëri se ata nuk donin që të kundërpërgjigjeshin. Ata kanë qëlluar në atë formë që të mos përgjigjeshe. Vetëm me makinë të blinduar mund të kundërpërgjigjesh.” tha Hoxha.
Hoxha ka shtuar se autorët kanë tentuar të godasin dikë më të madh se Brilant Martinaj, por nuk kanë mundur, dhe kanë gjetur rastin të godasin personat që janë treguar më pak vigjilent.
“Njëri prej tyre është ri qëlluar. A kanë synuar ata të godisnin një më të madh se Brilant Martinaj? Sigurisht. Po nuk kanë mundur. Autorët nga ura kanë zbaritur kanë ikur në Larushkë kanë djegur makinën dhe kanë ikur me makinë tjetër.” tha Hoxha.
g.kosovari