Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri të çastit një ditë më parë në Gjirokastër, ndërsa sot policia njofton se ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar 2 persona, ndërsa një të tretë e ka shpallur në kërkim.
33-vjeçari L.D. u konfliktua me K.P. 41 vjeç dhe P.K., teksa këta dy të fundit e goditën me thikë dhe sende të forta. Ngjarja ndodhu në lagjen “11 Janari” të pas një konflikti të çastit mes tyre.
I plagosuri mori fillimisht ndihmën e parë në Spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ndërsa 41-vjeçari K.P., pas ngjarjes u ndihmua nga 32-vjeçari me iniciale G.R. për t’u arratisur me makinë. Aktualisht vijon të jetë në kërkim policor.
Ndërsa janë arrestuar bashkëpunëtori i tij P.K. dhe 32-vjeçari që e ndihmoi për t’u larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
/a.r