Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rrezik të lartë për rënie zjarri, si pasojë e temperaturave të larta në tre zona.
Më konkretisht sipas Gjeoshkencave, pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme pritet niveli rrezik i lartë në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier.
Ndërkohë niveli rrezik i moderuar, parashikohet në qarqet e tjera të vendit. Në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik i lartë vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht qarku Shkodër, qarku Tiranë, qarku Elbasan, qarku Berat dhe qarku Vlorë.
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Ndërkohë sot pasdite priten reshje të dobëta në qarkun Shkodër, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë ndërsa në qarqet Kukës, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta, ndërsa të hënën nuk priten reshje
TEMPERATURAT
Nesër, e hënë, dt.18, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 34 °C; në vendet e ulëta: 22 / 37 °C dhe në vendet malore: 16 / 30 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.
/a.r