Euronews Albania ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Jalë, ku një gomone doli në breg dhe përplasi dy pushues.
Nga pamjet e siguruara, shihet se personi i cili drejtonte gomonen, 37-vjeçari Gjergji Priftuli kryen manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut.
Më pas, ai drejtohet me shpejtësi drejt bregut dhe humb kontrollin e mjetit lundrues duke përplasur dy pushuesit.
Një prej tyre është lënduar në fytyrë dhe brinjë. Aktualisht, ata ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.
Priftuli është vënë në pranga dhe shoqëruar për në në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.
/a.r