Janë shoqëruar nga policia 30 persona në portin e Durrësit. Shoqërimet janë bërë gjithë natës.
Të shoqëruarit në komisariat janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.
Shoqërimet lidhen me një kontenier bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.
Burimet për Ora News thonë se hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Për të parë kush ka ndërhyrë për të hapur kontenierin me banane po analizohen kamerat e sigurisë.
/a.r