Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia, për shkak se ka aksidentuar një djalë të mitur.
Mësohet se i arrestuari është B.B., 38 vjeç. Ky person duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./m.j