David Diaz Jr., 7 vjeç, nxënës në klasën e dytë në Nju Jork, ka kryer një akt heroik. Sipas një raporti të Neë York Times, ai i shpëtoi jetën shokut të klasës që po mbytej duke kryer metodën “Heimlich”, të cilën ai tha se e mësoi duke parë “Doktor i mirë” me prindërit e tij.
Në momentin kur ai pa shokun e tij, DeAndre se po mbytej teks saihste duke ngrënë pica. Pa hezituar, ai vrapoi te DeAndre dhe filloi të aplikonte teknikën Heimlich, e cila përdoret kur dikush po mbytet.
Veprimet e shpejta të Davidit në fund i shpëtuan jetën djalit të vogël dhe guximi i tij u njoh nga Senatori i Shtetit të Nju Jorkut Fred Akshar, i cili i dha atij një çmim. Për sa i përket profesionit që dëshiron të ushtrojë kur të rritet, siç thotë i vogli, “me siguri do të doja të bëhesha basketbollist”, ka thënë ai.
Babai i shtatëvjeçarit tha se ishte krenar për djalin e tij. Shkolla fillore deklaroi se djali bëri krenar shkollën, familjen e tij dhe qytetin./m.j