Dy pushues kanë mbetur të plagosur në Himarë, teksa ka qenë duke qëndruar në plazhin e Jalëz, pasi janë goditur nga një gomone. Gomonia ka tentuar që të dalë në breg, por nuk ka arritur që të ndalojë në kohë, duke plagosur kështu çiftin pushuesve, të cilët ishin në breg.
Njëri prej tyre ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza ka gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marr mjekime.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues. Çifti i të lënduarve janë turistë shqiptar dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari