Njoftimi për nënshkrimin e Robert Lewandowski (33 vjeç) duhet të arrijë këtë të shtunë për kënaqësinë e anëtarëve dhe tifozëve të Barcelonës. Megjithatë, nga mbrëmja e së premtes vonë ai mund të konsiderohet lojtar i ri i skuadrës katalanase.
Pikërisht Barça dhe Bayern Munich arritën pak pas orës 12 të mesnatës një marrëveshje paraprake për transferimin e sulmuesit polak në “Camp Nou” në këmbim të 45 milionë eurove fikse, plus 5 milionë bonuse në arkat e gjigantëve bavarezë. Këtë fakt e konfirmojnë burime pranë negociatave për mediat spanjolle.
Polaku do të nënshkruajë si lojtar i Barcelonës për 3 sezone, me opsionin e një tjetër sezoni shtesë. Në orët e ardhshme, të dyja klubet duhet të zyrtarizojnë marrëveshjen me idenë se Lewandowski nuk duhet të jetë më në prezantimin e Bayernit para tifozëve të vet, planifikuar për mesditën e sotme.
Ajo që nuk është aq e qartë është nëse polaku mund të udhëtojë me Barcelonën në ekspeditën e Barçës në SHBA, e cila do të nisë qysh sot. E sigurt është se Lewandowski do t’i shmangë telashet për të qenë me tifozët bavarezë sot, në prezantimin e Bayernit.
Është ende e paqartë se çfarë do të bëjë polaku për t’iu bashkuar Barçës, nëse do të fluturojë sot drejt Katalonjës apo do të shkojë direkt në SHBA. Atij i duhet të kryejë kontrollet mjekësore, por këtë mund ta bëjë edhe gjatë turneut në Amerikën e Veriut.
Parashikimi për prezantimin e Lewandowskit si lojtar i ri i Barcelonës është se do të mbahet në “Camp Nou”, pas turneut në SHBA, në të njëjtën javë me trofeun “Joan Gamper”, që do të luhet më 7 gusht. Ideja që po trajtohet sot në zyrat e Barcelonës është se prezantimi i sulmuesit polak para tifozëve “culé” është një parathënie luksoze për turneun e verës.
Presioni i madh që sulmuesi ka ushtruar brenda klubit bavarez ka qenë kyç në këtë marrëveshje. Lewandowskit arrin të shkëputet nag bavarezët para prezantimit të Bayernit në famullinë e tij dhe udhëtimit në SHBA për të kryer përgatitjet parasezonale.
Ai i ka komunikuar trajnerit dhe bashkëlojtarëve se nuk ishte i motivuar për të konkurruar me ta dhe në të njëjtën mënyrë agjenti i tij e bëri këtë me drejtuesit e Bayernit, presidentin Herbert Hainer, drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic dhe CEO, Oliver Kahn. Së fundi, Barcelonës i është dashur ta rrisë disi ofertën e saj për ta thyer rezistencën e Bayernit.
g.kosovari