Një skuadër futbolli në Nigeri është akuzuar për trukim të ndeshjes pas një goditje të çuditshme penalltie.
Finalja e ‘Ogun State FA Cup’ mes Remo Stars dhe Ijebu United të enjten vazhdoi me penallti.
Në një video që është përhapur masivisht në Tëitter, goditjet e disa penalltive ishin tepër të dyshimta.
Në njërën prej tyre, portieri i Remo Stars nuk bëri asnjë përpjekje për të pritur penalltinë, duke mos lëvizur fare nga vendi dhe shikonte topin që shkonte në rrjetë.
Situata u bë akoma më shumë e çuditshme në gjuajtjen e radhës nga futbollisti i Remo Stars, që në goditjen nga pika e 12-metërshit e dërgoi topin pranë flamurin të këndit.
Një komentator i ndeshjeve në Nigeri, Ibukun Aluko, shkroi në Twitter: “Nëse kjo nuk është trukim i ndeshjes, atëherë nuk e di se çfarë është”.
/a.r
If this isn’t Match Fixing, then I don’t know what it is.
Why is Nigerian football like this? Why don’t we ever want progress??
This is Ogun State FA Cup final between Remo Stars and Ijebu United 💔💔
— Ibukun Aluko (@IbkSports) July 14, 2022