Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Honduras, ku djali i ish-presidentit Porfirio Lobo dhe tre miq të tij, janë ekzekutuar me gjakftohtësi teksa dilnin nga një diskotekë në kryeqytet.
Momenti i vrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihen katër të rinjtë teksa po largoheshin diskoteka, kur persona të armatosur ndalojnë makinën, i vendosi ata pas një muri dhe më pas i ekzekutojnë me gjakftohtësi.
Porfirio Lobo ka thënë për mediat vendase se djali i tij Saidi, 23 vjeç ka vdekur, ndërsa një tjetër nga djemtë e tij, Luis i cili ishte i pranishëm, ka mundur të shpëtojë.
Kujtojmë se Porfirio Lobo, i cili sundoi Hondurasin nga 2010 deri në 2014, është baba edhe i një djali tjetër, i cili po vuan një dënim me burg në SHBA për trafik droge. Gruaja e ish-presidentit, Rosa Bonilla, është gjithashtu në burg në Tegucigalpa pasi u dënua për një çështje korrupsioni që u zbulua ndërsa ajo ishte ende zonja e parë.
g/kosovari