Lajmi që një majmun në Sarandë ka “rrahur” disa policë bashkiakë, u shpërnda rrufeshëm në rrjetet sociale.
Shumë dyshuan për vërtetësinë e lajmit, pasi ishte në kufijtë e të pabesueshmes. Por duket majmuni “boksier” i Sarandës, i cili shpëtoi nga kafazi i një subjekti privat e më pas u bë “i shumëkërkuar” nga blutë e qytetit bregdetar.
Majmuni ka shijuar lirinë rrugëve të Sarandës, duke u endur kangjellave dhe ende “është në kërkim”, duke u kthyer edhe në shqetësim për banorët që lexuan dje lajmin.
Mësohet se policët bashkiakë kanë tentuar ta kapin majmunin për ta futur në kafaz, por për një moment kafsha është bërë agresiv me ta.
/a.r