Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka deklaruar se do mazhoranca do e heqi nga Parlamenti Sali Berishën.
Nga Foltorja e Kuvendit, Balla tha se SHBA e ka thënë qartë se për çfarë akuzohet Berisha.
Ai shton se SPAK ende kërkon prova për Berishën, ndërkohë që ai vetë ka depozituar sipas tij fakte të shumta që dëshmojnë korrupsionin.
“Harta gjyqësore? Si ka mundësi që gjithmonë flisni vetëm për hallin tuaj, si nuk flisni për hallet e qytetarëve. Sot funksionon e njëjta gjë, Prokurori i Apelit të Tiranës, shkon në gjykatën e apelit në Korçë dhe bën një gjyq. Nëse do e bëjë në Tiranë, bën 10 gjyqe, ndërsa në Korçë pjesa më e madhe do e hajë rruga me makinë.
Çfarë pune keni që anatemoni institucionet e drejtësisë. KLGJ nuk ka punë me këtë çështje. Ke miell misri, bukë misri do bësh. Ky është numri i magjistratëve që kemi në sistem, sepse djallin nuk mund ta mbanim brenda.
Djallin e hoqëm nga drejtësia, por kemi punë për ta hequr nga Parlamenti. QË do e heqim do e heqim, është çështje kohe. Djalli këtu brenda do largohet.
Sa kohë që partneri ynë, SHBA thotë se është një person që akuzohet për korrupsion të nivelit të lartë, këtu në Shqipëri, SPAK ende po kërkon prova. Provat janë aty. Unë jam një prej tyre që të dërgoj pafund prova. Më kanë thënë që kanë regjistruar një çështje për kompleksin Partizani” – tha Balla./m.j
Berishes i vjen rrotull o krap Librazhdi qe ua jep gruan me qera vrasesve te Elbasanit