Policia greke ka arrestuar dy persona për vrasjen e komisar Artan Cukut në vitin 2017 në Tiranë. Të arrestuarit janë Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, ndërsa Marsel Shkurtaj është arrestuar më herët.
Mediat fqinje raportojnë se ata janë arrestuar për llogari të drejtësisë greke, lidhur me një ngjarje të ndodhur në zonën e Vulës, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.
Nuk dihet nëse do të ekstradohen në Shqipëri. Jambelli është arrestuar edhe më herët, në vitin 2019, por pala greke refuzoi ekstradimin e tij në vendin tonë.
Kujtojmë se Bledar Jambelli dhe Leci akuzohen i porositës të vrasjes së komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017. Të dy kanë paguar Mikel Shallarin për ekzekutimin. Ky i fundit ndodhet pas hekurave.
Nga hetimet e kryera, 42-vjeçarit iu gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e tij, 132 fishekë, 3 karikatorë, istolete, 2 thika, sëpatë, Pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike – gjurmimi i gabimeve, Jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 ëireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro
Ndërkohë, në posedim të 34-vjeçarit të arrestuar janë sekuestruar: thikë, celular, Taksi D.X.E, të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës.
Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërritën në vendngjarje me një fuoristrade me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës. Disa prej personave të përfshirë në ngjarjen në Voula rezultojnë me precedentë për grabitje dhe ngjarje të tjera të përgjakshme në Greqi.
g.kosovari