Mëngjesi i sotëm ka qenë i freskët dhe njësojë do të vijojë edhe mëngjesi i nesërm. E premtja ka një rritje të lehtë, megjithatë rritja e ndjeshme e temperaturave pritet në fundjavë dhe në fillim të javës tjetër.
Kjo situatë e ditës së sotme, me mot të kthjellët dhe pa reshje, pritet të mbizotërojë në territor edhe për ditët në vijim. Por mëngjet dhe orët e natës do të vazhdojnë të jenë të freskëta edhe mbrëmjen e së enjtes deri në mëngjesin e ditës së premte.
Deri ditën e shtunë do të kemi të njëjtën tablo sinoptike, kthjellime dhe vranësira kalimtare, pa reshje në territor, me një rritje të lehtë dhe graduale të vlerave termike.
Më pas, e shtuna do të shënojë rritjen më të ndjeshme, me një kapërcim të dy gradëve, pra presim 38 gradë celcius në disa qytete të Shqipërisë. Gjatë mesditës së të shtunës dhe më pas nga e diela dhe në vijim, presim sërish rritje graduale të vlerave termike.
Meteorologia Tanja Porja bën me dije se nga java e ardhshme presim sërish që termometri të ngjitet në 40 apo mbi 40 gradë celcius.
Një valë e të nxehtit e cila akutalisht është në gadishullin iberik dhe mbi Francë. Për këto 4-5 ditët në vijim do të udhëtojë drejt lindjes, përfshirë së pari Italinë dhe më pas edhe gadishullin e Ballkanit duke sjellë temperatura mjaft të larta deri në 40 gradë celcius dhe më shumë, për 6-7 ditë me rradhë.
Këto temperatura janë krejt normale kur kemi godtije të vendit nga valët e të nxehtit afrikan./m.j