Në përgjigje të deklaratave të bëra nga ministri i Jashtëm i Filipineve dhe sekretari amerikan i Shtetit për të ashtuquajturin vendim të arbitrazhit për çështjen e Detit të Kinës Jugore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të mërkurën se ky i ashtuquajtur vendim ka shkelur seriozisht ligjin ndërkombëtar, përfshirë Konventën e OKB-së për të Drejtën Detare, dhe është i paligjshëm e i pavlefshëm. Kina nuk e njeh këtë vendim dhe nuk pranon pretendimet dhe veprimet e bazuara mbi të, çka është një manifestim i praktikës së sundimit të ligjit ndërkombëtar.
Wang Wenbin u shpreh se pozicioni i palës kineze mbi çështjen e arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore është kuptuar dhe mbështetur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Çdo veprim që cenon sovranitetin dhe të drejtat e Kinës nën petkun e zbatimit të një vendimi të paligjshëm do të dështojë dhe Kina do të përgjigjet sipas ligjit.
“ Pekini i bën thirrje Uashingtonit të respektojë sovranitetin dhe interesat e Kinës lidhur me çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe të ndalojë shkaktimin e telasheve dhe nxitjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve rajonale duke përdorur çështjen e Detit të Kinës Jugore”, theksoi zëdhënësi.
Wang Wenbin bëri të ditur po ashtu se Kina dhe vendet e ASEAN-it po zbatojnë plotësisht me mënyrën efektive “Deklaratën për sjelljen e palëve në Detin të Kinës Jugore” dhe po promovojnë aktivisht konsultimet për “Kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore”. Të gjitha palët ranë dakord ta trajtojnë çështjen e Detit të Kinës Jugore sipas “qasjes së dyfishtë”, domethënë, vendet e interesuara drejtpërdrejt duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet detare nëpërmjet dialogut e konsultimeve dhe Kina e vendet e ASEAN-it do të ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin e Detit të Kinës Jugore, vuri në dukje Wang.