E pabesueshme mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur me një çift të famshëm në Amerikë. Djali i ish-sportistit të njohur, Eric Decker, Forrest ka postuar në rrjetet sociale dy foto nudo të babait.
Në selfie, 4-vjeçari dallohet duke qeshur ndërkohë që pas shpine shfaqet babai i tij duke bërë dush. Duke parë të qeshurën e Forrest, duket se i vogli ka qenë në dijeni të prapësisë që ishte duke kryer.
Fotot qëndruan online për rreth 30 minuta. Ishte një prej miqve të gruas së Eric Decker, që lajmëroi prindërit që të hiqnin postimet.
Kjo është pritur me të qeshura edhe nga e ëma e vogëlushit. Ndërkohë sportisti i njohur tha se do të bëjë më shumë kujdes herë tjetër kur t’ua lërë fëmijëve celularin.
/a.r