Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka shtyrë hetimet në lidhje me kokainë e kapur në portin e Durrësit në kontenierët e firmës së bananeve “Alba Exotic Fruit”.
Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi bën me dije se GJKKO i ka dhënë dhe 3 muaj kohë SPAK-ut për të mbledhur dhe faktuar provat në lidhje me ngjarjen.
Nën dyshimet për trafik kokaine janë arrestuar vëllezërit nga njëri prind, Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni, ndërsa kompanisë në fjalë përgjatë 3 viteve i janë kapur sasi të ndryshme kokaine të fshehura në kontenierët me banane që vinin nga Amerika Latine.
Sasia e kokainës së kapur në kontenierët e “Alba Exotic Fruit:
13 korrik 2021- 11.65 kg kokainë
23 korrik 2021- 6.5 kg kokainë
29 korrik 2021- 7.25 kg kokainë
7 shtator 2021- Rreth 10 kg kokainë
g.kosovari